Parku Arkeologjik i Bylisit është përfshirë nga flaktë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se zjarri ka prekur pemët në fshatin Hekal.
Ai është favorizuar nga era dhe me shpejtësi është përhapur në kodrat që janë me shkurre dhe ullinj.
Zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, teksa fatmirësisht nuk ka pasur dëme në banesa për vetëm në bimësi.