Një 37-vjeçar është i gjetur i pajetë mbrëmjen e së dielës në banesë nga familjarët e tij, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht
Policia bën të ditur se nga të dhënat e para, dyshohet se 37-vjeçari është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.