Policia e Tiranës ka sekuestruar dy makina luksoze, ‘Audi SQ8’ dhe ‘BMW’ me vlerë 120 mijë euro, të vjedhura në Gjermani dhe Zvicër.
Sipas burimeve makinat ishin vjedhur jashtë me qëllim trafikimin drejt Shqipërisë.
Për këtë rast është nisur procedimi penal ndaj K. B., 50 vjeç, i dyshuar për sjelljen e automjetit në vend për qëllim tregtimi të paligjshëm.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranë për veprime të mëtejshme.









