-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete, 6 persona të lënduar

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Krahës-Mallakastër ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja 6  persona janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ka qenë automjeti tip “Mercedez Benz” me targa B123OO i cili është përplasur frontalisht me një tjetër autoveturë me një shpejtësi marramendëse.

Janë përplasur mjeti me drejtues L.F., 50 vjeç me mjetin me drejtues A.M., 30 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ndihma e shpejtë të cilat kanë transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës tre të plagosurit gjendja e të cilëve është e rëndë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Informacioni paraprak

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës, janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me autiomjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit