Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 26 raste të reja me koronavirus.
Për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.
Sipas ministrisë, sot janë shëruar 45 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.
Në total numri i rasteve aktive është 632.