Dukej se miqësia e Einxhelit dhe Beniadës do të zgjaste për një kohë të gjatë, por ndjekësve iu ka bërë përshtypje fakti që ish-banoret nuk janë parë asnjëherë së bashku.
Kaq ka mjaftua që njerëzit të aludonin se mes tyre mund të ketë pasur një krisje.
Sipas “Kryefjala.com”, vajzat kanë hatërmbetje me njëra-tjetrën dhe nuk kanë biseduar pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.
Kryesisht hatërmbetja ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që vajzat i kanë dhënë fund miqësisë së tyre.