-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E çoi në gjyq, Eni Çobani: Si u zhvati asistenti im 30 mijë euro klientëve (DOSJA)

Kryesoret

I bëri gjyqin dynjasë dhe tashmë do të përballet me asistentin e saj. Kjo është historia e juristes së njohur ndërmjetësuese të emisionit “Shihemi në gjyq” Eni Çobani. Avokatja çoi pas hekurave asistentin e saj, që e përdorte edhe si shofer dhe ekonomist, Erik Çorati. Ky i fundit i punësuar prej 14 majit 2019 deri në 22 shkurt 2022 në zyrën e Çobanit akuzohet nga juristja se ka mashtruar duke u marrë 30 mijë euro klientëve, pa dijeninë e saj.

Por si lindi konflikti dhe si u zbulua?

“5pyetjet.al” ka siguruar dosjen e plotë hetimore të prokurorisë, që dy ditë më parë çoi në qeli Çoratin pas denoncimit të Çobanit. Avokatja pretendon se gjithçka ka nisur në periudhën e pandemisë, kur i dorëzoi dy telefonat e zyrës së konsulencës, asistentit të saj dhe komunikimi me të gjithë klientët kalonte përmes tij.

Por, sipas juristes, disa prej klientëve, mes tyre Dionela Osmëni, Liljana Gjona shqiptare me banim në Itali dhe shumë të tjerë kishin filluar ankesat duke i shkuar edhe në zyrë me pretendimin se kishin paguar lekët, por nuk kishin marrë shërbimin, konsulencën.

Në një moment, po sipas kallëzimit të Eni Çobanit, njëra prej klienteve tentoi që të futej me forcë në zyrë, por asisteni i saj, pra Çorati e kishte penguar, por në fund ishte dorëzuar duke treguar mashtrimet që kishte kryer. Në këtë moment, Çobani, gjithmonë sipas dosjes që ka referuar prokuroria, i ka kërkuar asistentit dorëzimin e telefonave me procesverbal.

Punonjësi i saj fillimisht ka refuzuar më pas i ka dorëzuar. Eni Çobani deklaron asistenti i saj ka pranuar që shuma që ka vjedhur është 30 mijë euro. Avokatja i ka lënë afat për të kthyer shumën, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për të qetësuar situatën, mes palëve ka ndërhyrë i ati i asistentit, Agron Çorati, i cili sipas avokates, i ka thënë se do të shiste shtëpinë për t’i kthyer lekët. Mes palëve nuk ka pasur dakordësi për shumën e pretenduar të mashtrimit. Në fund Eni Çobani ka kallëzuar penalisht asistentin që dy ditë më parë u arrestua.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit