Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit të PD-së.
Pollo, teksa e konsideron zhvillimin si një lajm të mirë për demokratët, thekson se lojërat me “hapa pas” e me dorëheqje me kushte e me trille” janë vazhdim me mjete të tjera i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar.
“Një lajm i mirë sot për demokratët e për demokracinë do të kishte qenë largimi nga zyra në respekt të rregullave e sidomos në respekt të shumicës në parti dhe në elektorat. Kjo do e unifikonte plotësisht Partinë Demokratike rreth organeve të legjitimuara.
Lojërat me “hapa pas” e me dorëheqje me kushte e me trille” janë vazhdim me mjete të tjera i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar.
Në këto kushte deputetët demokratë lipset të bashkohen të tërë rreth Partisë Demokratike reale, legjitime dhe elektorale”, shkruan Pollo në Facebook.