Eni Çobani përfundon vetë në gjyq. Juristja e njohur e emisionit “Shihemi në gjyq” ka kallëzuar penalisht menaxherin e zyrës, që e kishte ekonomist dhe shofer me akuzën se i ka vjedhur lekët e klientëve. “5pyetjet.al” mëson se padia është referuar dy ditë më parë duke sjellë prangosjen e Erik Çoratit.
Eni Çobani deklaron në padi se Erik Çorati nëpërmjet mashtrimit ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare, pra u ka marrë lekët klientëve të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike.
“Seksioni per Krimin Ekonomik e Financiar u bë e mundur kapja dhe ndalimi e shtetasit të shpallur në kërkim: Erik Çorati, i biri i Agron dhe i Alma, i datëlindjes 18.11.1989, lindur dhe banues në rrugën “e Dibrës” Pll. 308, Tiranë, me arsim të lartë, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, me gjëndje civile beqar, me gjendje gjyqesore i vetedeklaruar i pa dënuar, me profesion ekonomist.
Ndalimi i këtij shtetasi është kryer pasi është kallëzuar nga shtetasja: E.Ç.(SH) e bija e Hysen dhe e Venjes, e datëlindjes 27.05.1972, lindur dhe banuese në Tiranë.
Kjo shtetase në cilësinë e administratores së studios ligjore me NUIS L31902015I, ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të deryrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike.
U kryen veprimet e para hetimore, materialet i kaluan për kompetencë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” të parashikuara nga nenet 143/2, 135 ,180 dhe 181 të K.Penal” mbyllet njoftimi.