-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frika nga gripi i pulave, profesori: Mos i lini fëmijët të luajnë rosat dhe patat

Kryesoret

“Shumë kujdes dhe aspak panik”. Ky ishte mesazhi që profesori Kristaq Bërxholi dha në Dita Jonë në lidhje me konfirmimin e rastit të parë të gripit të shpendët nga Ministria e Bujqësisë. Bërxholi deklaroi se personat që merren me shpendë duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të njoftojnë autoritetet nëse pikasin raste shpendësh të sëmura. Gjithashtu, iu bëri thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët të luajnë me shpendë duke qenë se ata janë më të ndjeshëm ndaj virozave. Sipas tij, konsumimi i shpendëve dhe produkteve të tyre nuk është i rrezikshëm, nëse ato gatuhen mirë.

“Nuk ka përse të këtë panik. Dëmi ekonomik nuk është i vogël kur ky virus hyn në stabilimente. Ky virus dëmton deri në 80% të shpendëve. Njerëz të mos kenë frikë, pasi deri tani nuk prek njerëzit, lëre pastaj të kalojë nga njeriu te njeriu. Njerëzit duhet të jenë të vëmendshëm sidomos ata që merren me shpendët. Nëse shohin shpendë të ngordhura duhet të kontaktojnë me autoritetet e shërbimit veterinar. Fëmijët duhet të mos i lejojmë të mos lozin as me rosat, as me patat dhe as me gjelat e detit. Të mos ketë panik, por shërbimi veterinar është i angazhuar në nivelin maksimal. Kjo gjë pritej pasi Europa ka vite me këtë lloj virusi. E rëndësishme është që hyri në komplekse, kjo do të thotë që ato kanë ulur nivelin e survejancës. Shpendi duhet të përgatitet mirë. Nuk duhet të mbahet bashkë mish i pa gatuar, me gjellën e bërë gati. Edhe për vezët ka një hezitim. Duhet të kemi parasysh se edhe nëse virusi kalon te vezët nuk përbëjnë rrezik. Ato duhet të zihen mirë”, tha Bërxholi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit