Ministri i jashtë grek Nikos Dendias përmes një postimi në Twitter ka përmendur rëndësinë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimore në BE.
“Intergrimi i Ballkanit në BE do të konsolidojë sigurinë e shteteve,” ka thënë Dendias.
Po ashtu ai ka treguar edhe për mbështetjen që Greqi është e gatshme të jap për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ministri i Jashtëm në fjalën e tij nënvizoi qëndrimin e prerë për fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, ai theksoi mbështetjen e vendosur të Greqisë në perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor, me herezinë e njohur, e cila do të konsolidojë një klimë sigurie dhe prosperiteti.