“Pas fushatës që deri diku Berisha e bëri edhe të personalizuar në 6 mars, ne nuk mund të pretendojmë që Berisha të mos futet në garë sepse nuk do një minorancë dhe i ka mbaruar afati”.
Kështu u shpreh në Dita Jonë, Belind Këlliçi, nga Komisioni i rithemelimit të PD, teksa foli për krizën që ka përfshirë partinë më të madhe opozitar enë vend.
Por cili është plani organizativ që PD të dalë me një kryetar? “PD-së i duhet një fytyrë e re, një imazh i ri, një ekip i ri, një lidershipi shumë i fortë. Më 20 prill përfundon procesi i rionganizimit të zgjedhjes së drejtuesve dhe kryetarëve në rrethe.
Në datë 30 prill, ne kemi anonçuar Kuvendin Kombëtar të PD, i cili do të bëjë të mundur zgjedhjen e këshillit dhe do të çelë garën për kryetarin. Besoj se brenda pranverës ne do të shkojmë drejt një rikonfigurimi të plotë. Sigurisht që do të kemi një ofertë të re politika nga muaji maj”.
A do të kandidojë Belind Këlliçi për kryetar të PD? “Në momentin kur unë jam bërë pjesë e kësaj lëvizje, nuk kam pasur asnjë ambicie. Nuk e kam konsideruar fare që pas 6 muaj, unë të jem këtu me ju në studio dhe të më bëhet pyetja, a do të garosh për kryetar të PD?
Megjithatë, unë jam i lodhur nga të rinjtë dhe të rejat që kanë frikë të shprehin ambiciet dhe të thonë po, unë kam ambicie politike. Nëse je politikan dhe nuk ke ambicie, kot që i ke hyrë kësaj pune. Megjithatë, gjithçka ka të bëjë me momentumin dhe gjykoj se ky është momenti i askujt tjetër më shumë sesa i Sali Berishës”, tha Këlliçi.