Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Ai ka theksuar se dorëheqja ka ardhur si pasojë edhe në mos mbajtjen e të bashkuar të PD-së. Po ashtu dorëheqja e tij është shoqëruar me akuzat për masakrën elektorale të 6 marsit.
“Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do i shërbente PD-së. Sot nuk dua të ndalem për çfarë ka ndodhur dhe se si ka ndodhur. Kush kishte të drejtë ose jo. Fatkeqësisht përpjekja ime për të mbajtur PD-në e bashkuar nuk pati sukses. U krijua një frymë përçarje, që sot PD-ja po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye, për të ndihmuar PD-në, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi veten,” u shpreh Basha.
Por po ashtu Basha ka theksuar se sërish do të jetë zëri i demokratëve dhe do ta përcjell atë deri në fund, po ashtu do të punojë sërish në të mirën e demokratëve dhe qytetarëve.