-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni “Pika”, Berisha i PDK: Propagandë dhe dëmtues i imazhit të policisë

Kryesoret

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka folur për operacionin “Pika” ku u arrestuan efektivë policie. Ai mendon që është dëmtuar imazhi i Policisë së Kosovës dhe mendon se qeveria e ka tentuar ta përdor këtë operacion për nevoja politike.

“Spektaklet, propaganda si në rastin “Pika”, po mendoj se në ambient qeverisës ku ka kriza të vazhdueshme ose kalojmë nga një krizë një tjetër dhe kriza e ardhshme e mbulon të parën është në vazhdën e kësaj për t’i c ‘orientuar, për të shmangur vëmendjen nga ajo çka është krizë reale në këtë vend”, ka deklaruar ai.

Berisha i cili poashtu është anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë e Mbrojtjes është shprehur se është pro luftimit të krimit, por qeveria Kurti sipas tij nuk mund të krekoset siç po bënë.

“Me këtë nuk duhet kuptuar se unë jam kundër për luftimin e krimit, jam, ka ndodhur në vazhdimësi luftimi i krimit jo vetëm në këtë qeverisje, qeveritë e kaluara mbahen në mend për luftime edhe për arrestime më të mëdha për krime edhe më të rënda që kanë shkuar deri në evazion fiskal. Në krim në shëndetësi, arsim kudo, mirëpo spektakli dhe propaganda nuk duhet të jetë pjesë, pse, sepse mund të ketë nëse i shohim efektet, mund të ketë një efekt parandalues ndaj krimit, pretendimit për krim por mund ta ketë edhe një efekt paralajmërues ndaj kriminaleve por mund ta ketë edhe një efekt tjetër negative në imazhin e institucioneve”, u shpreh ai.

Sipas tij ky aksion nuk është i madh ashtu siç po pretendohet. Krejt kjo sipas Berisha po ndodh që qeveria aktuale ta largojë vëmendjen nga keqqeverisja.

“…sepse po flasim për një rast kur një polic paska pirë një kafe me një qytetar që ka kaluar nëpër pikën kufitare dhe u përmend një 20 eurosh, e pashë diku nëpër portale këtë farë afere dhe tani po identifikohet e tërë policia me një dukuri të tillë negative po prishet imazhi i institucionit sic u bë në shtatorin e 2021 në veri, degradimi i fuqisë që prezanton njësia për operacione speciale por ne duhet të bëjmë kujdes në këto tema. Krimi është luftuar gjithmonë dhe duhet të luftohet gjithmonë. Kjo është në rutinën ditore të policisë, kjo, është edhe detyra e tyre. Propaganda që u bë me qëllimin e thjesht për të fshehur keqqeverisjen, keq menaxhimin”, deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit