-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita e tretë brenda PD-së: Berisha po kap garën për kryetarin e ri

Kryesoret

Nuk ka qetësi brenda demokratëve. Ish-anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri dhe Ibsen Elezi ditën e sotme akuzuan Sali Berishën se po tenton që të kapë garën për kryetarin e ri të partisë.

Sipas tyre, procesi që ka nisur komisioni i rithemelimit për zgjedhjen e kryetarëve të degëve po zhvillohet në kohë rekord duke lënë vetëm 5 ditë kohë.

“Nuk po themi që komisioni i rithemelimit po prish garën, koha 5 ditë për kryetar të degëve është praktikisht emërime të befta dhe kjo krijon premisa për një kuvend të kontrolluar.

Jemi në të njëjtën praktikë. Basha vjet la vetëm 13 ditë fushatë. Formalisht ka garë, por praktikisht jo. E njëjta gjë po ndodh me kryetarët e degëve me komisionin e rithemelimit” tha Kulluri.

“Dy proces do ta përçajë më keq partinë. Demokratët duan një parti, një tryezë të madhe” tha më tej Kulluri. “Dy iniciativat po e përçajnë më shumë PD-në. Do presim reflektim. PD ka nevojë për një tryezë urgjente bashkimi” shtoi më tej ai.

“Ne propozojmë ngritje komisionesh me njerëz me integritet. Është e vështirë për të gjetur, pasi e gjithë kupola e PD-së është involvuar në krim përmes disa kuvendeve të manipuluara” tha Elezi.

Por a do të kandidojë Kulluri për kryetar të PD-së? “Do të kandidoj për kryetar të PD-së, por as të Foltores dhe as të Republikës së re. Unë në gara që prodhojnë aventura politike nuk hyj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit