Një sherr mes adoleshentëve ka tronditur rrjetin ditën e sotme. Tre vajza dhe një djalë janë fotografuar teksa po gjuanin njëri tjetrin në zonë e Komunës së Parisit.
Ata shihet që i gjuajnë njëri-tjetrit me grushte e shkelma, ndërsa një prej tyre mundohet që t’i ndajë.
Të katër janë me çanta shkolle në shpinë gjë që tregon se bëhet fjalë për nxënës të 9-vjeçares ose të shkollave të mesme. Arsyet e këtij sherri nuk dihen, pavarësisht se nuk është e vetmja herë që regjistrohet një episod i tillë.