Tropojë-Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti në drejtim të dy persona, ku si pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Si ndodhi sherri?
Mbrëmë rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.









