-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimeve, Goci: Rama e ka buxhetin bosh pasi e ka luajtur kumar

Kryesoret

Pedagogu Ervin Goci, një nga më aktivët gjatë protestave të fundit për rritjen e çmimeve në Shqipëri, ishte i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, nga ku u shpreh se protesta nuk e ka arritur ende qëllimin e saj.

“Protesta ka arritur vetëm disa reaksione të tërthorta. Disa shkurtime të buxhetit për udhëtime të luksit, dyfishimi për fermerët dhe ai 30 mijë lekëshin po ashtu, por këto nuk kanë lidhje me thelbin e kërkesave”.

Më tej, ai u shpreh se Rama e ka buxhetin bosh sepse, sipas tij, “e ka luajtur kumar dhe do ta mbushë me këtë formë, duke rritur çmimet”.

Por, a mund të krijojë kjo protestë një parti të re në vend? “Absolutisht që mund të krijojnë një subjekt të ri politik. Por me aq njerëz sa jemi, jemi shumë larg kësaj. Nuk është nisur absolutisht për këtë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit