-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kur do të groposen pulat e ngordhura në Durrës?

Kryesoret

Gripi i shpendëve po bën kërdinë në Durrës. Deri tani janë raportuar mbi 1 milion pula të ngordhura në disa pulari në Durrës, mes tyre “AIBA”.

Pamjet e pirgut me pula të ngordhura janë të rënda. Punonjësit e pularisë i kanë nxjerrë nga ambientet e brendshme duke i hedhur kapicë në oborr, në pritje të groposjes.

Por nga kush dhe kur do të groposen? Bashkia e Durrësit vendos në dijeni ministrinë e Bujqësisë se nuk ka asnjë kapacitet dhe vend për të kryer groposjen e pulave të ngordhura dhe se për këtë duhet një autoritet i certifikuar.

Institucioni i drejtuar nga Frida Krifca lëvizjen e parë pas katastrofës e ka bërë në zyrë, duke shkarkuar drejtoreshën e Veterinarisë Tana Kika, ndërsa ende nuk ka zbritur në terren për të groposur pulat që ngordhën si pasojë e gripit të shpendëve. Rreziku është aty, në mes të zonës dhe qytetarëve.

Përfaqësuesit e firmës “AIBA” i “lanë duart” duke nxjerrë pulat e ngordhura në oborr dhe duke deklaruar se autoritetet ende nuk kanë nxjerrë urdhër për groposjen e tyre. “Situata ka ngelur në ngërç ligjor mes ministrisë së Mjedisit dhe Bujqësisë, shtabi është mbledhur dhe po mundohet që të gjendet një vend ku të groposet, duhet të jepet urdhër dhe për krerët e pulave që janë gjallë, se janë të rrezikshme, se sëmundja mund të përhapet”, tha Artan Luku menaxher i kompanisë “AIBA”.

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për ngordhjen e shpendëve në Durrës. Institucioni i akuzës së qytetit bregdetar ka nisur hetimet për këtë çështje, ditën e djeshme ndërsa sot ka nisur veprimet e para hetimore.

Prokuroria ka kërkuar informacion për të mësuar se kur është konstatuar rasti i parë dhe praktika që është ndjekur, nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse. Akuza i ka dhënë autorizim policisë të sekuestrojë të gjithë dokumentet lidhur me praktikat që janë ndjekur mbi mënyrën që është ndjekur pas rasteve të njëpasnjëshme për ngordhjen e pulave.

Sa i përket rrezikut te qytetarët, Ministrisë së Bujqësisë deklaron se nuk ka prova epidemiologjike se ky virus mund të transmetohet te njerëzit përmes ushqimit shpendëve dhe vezëve. Megjithatë, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, këshillohet që konsumatorët të mos marrin mish shpendësh pa certifikatë veterinare dhe pulën duhet ta gatuajnë në temperatura mbi 70°C.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit