-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua në qendrën e masazheve, flet për herë të parë ish konkurrenti i Për’puthen

Kryesoret

Alban Dyrmishi, ish-konkurrenti i “Për’puthen” akuzohet se kishte kthyer qendrën e masazhin në ambient për shfrytëzim prostitucioni.

Ditën e sotme ai ka reaguar për herë të parë për këtë ngjarje pasi është liruar nga burgu, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe se beson se ishte sulm personal.

“Unë dhe sot e kësaj dite se di çfarë ka ndodhur. Ishte e diel po bëhesha gati për të ikur në Skrapar dhe më vjen një telefonatë nga një vajzë që punonte me mua dhe më thotë që duhet të vish në punë se ndodhej policia. Duke qenë se jam administrator i qendrës dhe për çdo problem jam unë që përgjigjem, shkova te qendra e masazhit. Nuk kam qenë në dijeni të hetimeve. Kam qenë shumë i qetë dhe kur kam hyrë brenda kishte forca të shumta policie që më thanë se dyshohet se kryhen vepra të paligjshme dhe se duhet të shoqërohem në komisariat bashkë me vajzat. Kam pranuar dhe jam në dispozicion të hetimit që po zgjat. Unë kam besim te pastërtia dhe se ligji do të bëjë më të mirën”, tha ai.

Dyrmishi u arrestua në fillim të këtij muaji por më pas gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit