-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina dhe Rusia sërish bisedime, zëdhënësi i Putin: Nuk ka përparim

Kryesoret

Negociatorët ukrainas dhe ata rusë kanë zhvilluar një bisedë 90-minutëshe të hënën – përmes video-lidhjes – dhe ekipet punuese do të takohen gjatë ditës, ka thënë një delegacion ukrainas.

“Sot do të punojmë gjithë ditën”, ka thënë delegati ukrainas dhe ligjvënësi, David Arakhamia sipas mediave ukrainase, transmeton Reuters.

Duke folur para gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se duhet arritur përparim i madh në bisedime, para se të jetë i mundshëm takimi i presidentit rus, Vladimir Putin me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, mirëpo forcat ukrainase kanë bërë rezistencë të madhe dhe Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, me qëllim të largimit të forcave ruse nga territori ukrainas.

Zelensky ka bërë sërish thirrje për negociata me Putinin, në një intervistë të zhvilluar më 20 mars, në kanalin televiziv, CNN.

“Jam i gatshëm për negociata me të”, ka thënë Zelensky.

“Mendoj se pa negociata nuk mund të përfundojë kjo luftë”, ka thënë mes tjerash Zelensky për CNN.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit