Pothuajse një mijë ndërtesa janë shkatërruar në Kharkiv si rezultat i bombardimeve ruse, sipas shërbimit shtetëror te emergjencave të Ukrainës. Shumica e këtyre janë ndërtesa banimi, tha SES.
Forcat ruse kanë bombarduar në mënyrë të pamëshirshme, Kharkivin, i cili shtrihet vetëm 30 milje (50 km) nga kufiri me Rusinë, për më shumë se tre javë.
Të paktën 500 civilë janë vrarë atje, thonë zyrtarët ukrainas.