Enkelejd Alibeaj kryetari i Komanduar në Partinë Demokratike do të bëjë sot daljen e parë publike në cilësinë e kreut të PD.
Zyra e shtypit në PD, ka njoftuar se Alibeaj bashkë me deputetët Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri do të shkojnë për vizitë në Kryegjyshatën botërore të Bektashinjve me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.
Alibeaj mori dje drejtimin e Partisë Demokratike deri në mbajtën e zgjedhjeve të reja lokale në vitin 2023, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.