Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ditën e sotme ishte në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane për të uruar festën e Sulltan Novruzit. Ai uroi mbarësi dhe begati për cdo familje shqiptare.
“Sot në një ditë feste me diell, erdhëm për të kremtuar ditën e paqes, bashkimit, ditë feste për të gjithë shqiptarët. Urimi ynë është; ditë të tilla paçim për herë.
Në ditë të turbullta, thirrja është te i madhi Zot. Shëndet dhe mbarësi për të gjitha familjet shqiptare” tha ai.
Në prononcimin e tij për mediat nuk munguan edhe të qeshurat.
Njëra prej gazetareve pasi i vendosi në dukje konstatimin se erdhi me vonesë nga orari që paralajmëroi, e pyeti nëse do të vazhdonte këtë traditë të cilën e ka pasur më herët Lulzim Basha.
Enkelejd Alibeaj nuk arriti që të mbante të qeshurën. “E rëndësishme është për punë të mira” tha ai.