Miqtë e të dashurës së Vladimir Putin, Alina Kabaeva, po e lusin atë që të shkojë në Moskë për ta bindur presidentin rus që t’i japë fund luftës – ndërsa ajo përballet me dëbimin nga Zvicra.
“Mikeshat e Alinës po i luten që të fluturojë drejt Putinit dhe ta bindë atë të përfundojë luftën”, tha një burim për median amerikane, Page Six.
“Ai nuk duket se po dëgjon askënd, por ndoshta ai mund ta dëgjojë atë”.
Burimi shtoi, se “meqë Putini është i rrethuar nga turpëroja, Alina nuk e di nëse mund të arrijë tek ai – edhe nëse e bën – nuk e di nëse do të jetë në gjendje të dalë përsëri për të qenë me fëmijët e tyre”. Mediat ndërkombëtare raportuan se presidenti rus dyshohet ta ketë fshehur të dashurën e tij dhe fëmijët e tyre në kombin dikur neutral evropian.
Kabaeva, një gjimnaste fituese e medaljes së artë olimpike, thuhet se ka katër fëmijë – dy djem dhe vajza binjake – me Putinin, 69 vjeç, megjithëse asnjëri nuk e kanë konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.
Fëmijët dyshohet se kanë lindur në Zvicër dhe të gjithë kanë pasaporta zvicerane. Gjithashtu dyshohet se Kabaeva, 38 vjeçe, besohet të ketë disa pasaporta me emra dhe kombësi të ndryshme.
Sipas burimit të Page Six, Kabaeva dhe fëmijët janë fshehur në një shtëpi private luksoze në pronësi të një personi besnik të Putinit, pranë kufirit francez.