Pas shqetësimit që u ngrit në media, institucionet vendore dhe qendrore kanë vepruar me shpejtësi duke groposur pulat e ngordhura në Durrës.
Procesi i groposjes është kryer gjatë natës në Bodinak të Shijakut, pasi bashkia e Durrësit nuk pranoi.
Vendi më pas është dezinfektuar me solucionet përkatëse, për te shmangur çdo problem infeksioni.
Në disa stabilimente në Durrës gati një milion pula ngordhën si pasojë e gripit të shpendëve.