-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjukanoviç: Bota ruse në Ballkan ështe bota serbe

Kryesoret

Presidenti malazez Millo Gjukanoviç vlerësoi se kriza politike në Mal të Zi, të cilës nuk i duket fundi, në fakt është produkt i prezencës së destruktivitetit serb dhe rus tashmë pesë apo gjashtë vjet.

Në një intervistë dhënë për gazetën greke “Kathimerini”, i pyetur nëse kriza në Ukrainë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Gjukanoviç ka thënë se gjatë historisë, kurrë nuk ka qenë problem për Ballkanin të gjejë arsye për një luftë të re.

Ai shpjegoi se në Ballkan, përveç çështjeve të pazgjidhura të mbetura nga shpërbërja e Jugosllavisë, ka terren për destruktvitet dhe ngecje në integrimin evropian të të gjithë rajonit në vitet e fundit.

“Bosnja është ende jofunksionale, entiteti serb vazhdimisht kërcënon me shkëputje. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë po qendron në vend. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ende nuk i kanë hapur negociatat për anëtarësim. Në Mal të Zi tashmë 5-6 vjet kemi krizë politike për shkak të pranisë së destruktivitetit serbomadh dhe rus, që nuk po i shihet fundi. Kundërshtarët e rrugës evropiane dhe euroatlantike të Malit të Zi, ndërkohë prej opozitës janë bërë pjesë e qeverisë, duke minuar institucionet e sistemit nga brenda. Që ironia të bëhet edhe më e madhe, kjo është bërë jo vetëm me politikën, me angazhimin nacionalist të Kishës Ortodokse serbe, e cila është destabilizuese si në Mal të Zi ashtu edhe në rajon, por me mbështetjen e disa partnerëve perëndimorë që nuk e kanë parë dhe ende nuk e shohin mjaft destruktivitetin e palëve të treta të mbështjellë me parulla për përparimin demokratik të shoqërisë. Projekti i “botës ruse” në Ballkan quhet “bota serbe”, ndërsa Mali i Zi po konsiderohet si pjesë e saj e natyrshme”, ka thënë Gjukanoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit