-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Kurti barazoi UÇK me serbët e gjenocidit në Kosovë

Kryesoret

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka akuzuar Albin Kurtin, se ka barazuar Kosovën me Serbinë. Haradinaj thotë se Kosova është viktimë e Serbisë dhe dikush që bën një barazim të tillë, ka devijuar.

Kreu i AAK-së ka komentuar deklaratat e fundit të kryetarit të VV-së rreth ish-krerëve të UÇK-së që aktualisht ndodhen në Hagë.

“Kurti është i frikësuar nga gjykimi i opinionit se ai e pësoi keq në zgjedhjet komunale, dhe është në njëfarë mënyre i dënuar prej mashtrimeve të veta, prej qasjes jorealiste dhe në këtë rast keqpërdorimit të besimit që ia kanë dhënë njerëzit”, tha Haradinaj.

“Ata që i ka sharë prej mbi një viti, s’ka lënë gjë pa thënë, ai ka shkuar deri aty sa ka barazuar Kosovën me Serbinë në Bruksel, që Kosova duhet të lirohet prej kriminelëve të luftës, në parti politike dhe institucione, pra na ka barazuar me kryesitë e gjenocidit në Kosovë, ndërsa tani është kujtuar se këta që janë në parti politike nuk janë kriminelë por janë shokë të Adem Jasharit”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit