Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Alban Dyrmishi, kishte kthyer qendrën e masazhit në ambient për shfrytëzim prostitucioni. Në lidhje me këtë, ka folur vetë Dyrmishi në një emision televiziv duke u shprehur se është i pafajshëm.
Unë dhe sot e kësaj dite s’e di çfarë ka ndodhur. Ishte e diel po bëhesha gati për të ikur në Skrapar dhe më vjen një telefonatë nga një vajzë që punonte me mua dhe më thotë që duhet të vish në punë se ndodhej policia. Duke qenë se jam administrator i qendrës dhe për çdo problem jam unë që përgjigjem, shkova te qendra e masazhit. Nuk kam qenë në dijeni të hetimeve. Kam qenë shumë i qetë dhe kur kam hyrë brenda kishte forca të shumta policie që më thanë se dyshohet se kryhen vepra të paligjshme dhe se duhet të shoqërohem në komisariat bashkë me vajzat. Kam pranuar dhe jam në dispozicion të hetimit që po zgjat. Unë kam besim te pastërtia dhe se ligji do të bëjë më të mirën”– tha ai.