Një 45-vjeçar turk është arrestuar në Qafë Thanë, teksa tentonte të kalonte kufirin. Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga Zuhtu Akkaya.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Turqisë pasi rezulton i dënuar me 19 vite burgim nga Gjykata e Lartë Kriminale e Izmirit.
Akkaya është dënuar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhje”.