-sidi education-spot_img
23.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: ‘Ballkani i Hapur’ ishte ideja ime! Na akuzojnë si marioneta të Rusisë!

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, gjatë një interviste televizive, është shprehur se nisma “Ballkani i Hapur” ka qenë ideja e tij, por u ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timonin në duar”.

Ndër të tjera Vuçiç tha se gjatë këtyre viteve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Serbia është akuzuar shpesh si marionetë e Kremlinit, vetëm e vetëm për të nxitur më tej konfliktet në Ballkan.

“Ballkani i Hapur ishte ideja ime. U ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timonin në duar”. Dhe na akuzonin neve, shtypi juaj, të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar, mijëra herë në katër vitet e fundit, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, se Serbia e vogël, ajo marioneta ruse, do të niste luftë kundër dikujt në Ballkan për të larguar vëmendjen nga Rusia. Dhe këtë e kam dëgjuar për më shumë se katër vjet. Dhe kurrë nuk kam dëgjuar as edhe një fjalë ndjesë apo çfarëdo tjetër. Kurrë,” u shpreh Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit