-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kongresmenët amerikanë: Koha që Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot një takim virtual me kongresmenët nga Grupi për Çështjet shqiptare në Kongresin Amerikan, Ritchie Torres, Darrell Issa dhe Robert Aderholt, të cilët i falënderoi për mbështetjen e tyre dhe vlerësoi deklaratat publike në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Merita të mëdha për suksesin e Kosovës kanë mbështetësit e fortë në Kongresin Amerikan”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova ka fatin e mirë që tani ka edhe kongresmenët nga Grupi i Çështjeve shqiptare si aleatë në Kongres.

Ai theksoi se ka një sërë fushash në të cilat mund të thellohet e zgjerohet bashkëpunimi në interes të Kosovës, duke veçuar lobimin për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, si dhe për rritjen e investimeve amerikane në Kosovë.

https://twitter.com/albinkurti/status/1506351824651046921?s=20&t=kzpA5xA6rq6XFMUsnHD_6w

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit