Në Kosovë janë shënuar 41 infektime të reja dhe 3 vdekje nga Covid-19, përgjatë 24 orëve të fundit.
Sa i përket të shëruarve ato janë 29, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 227.191. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se numri i rasteve aktive është 642.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.