-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Jashtëm grek merr përsipër të udhëheq misionin humanitar në Ukrainë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka propozuar që të udhëheqë një mision për ndihmë humanitare në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit.

Dendias tha në një konferencë për media në Athinë më 22 mars se për të nderuar Manolis Androulakis, diplomatin e fundit evropian që u largua nga Mariupoli, ai kishte vendosur kontakte me kreun e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të koordinuar përpjekjet për dërgimin e ndihmës.

“I kam dërguar një notë verbale palës ukrainase duke kërkuar për lehtësim të dërgimit të ndihmës humanitare në Mariupol dhe një tjetër notë verbale palës ruse duke i kërkuar që të mos pengojë këto përpjekje”, tha ai. “Planifikoj që vet të marr pjesë në dërgimin e kësaj ndihme”.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Rusia ka kryer vazhdimisht sulme ajrore dhe me artileri të rëndë, në përpjekje që të marrë kontrollin e këtij qyteti-port, që ka rëndësi strategjike, pasi do t’i mundësonte Rusisë që të krijonte një lidhje tokësore mes Krimesë dhe zonave lindore ukrainase.

Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Ndërkaq, rajonet lindore ukrainase aktualisht kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Vlerësohet se mbi 200,000 civilë mbeten të bllokuar në Mariupol pa ujë, rrymë dhe furnizime ushqimore.

Androulakis, ishte konsull i përgjithshëm i Greqisë në Mariupol, ku shumë marinarë grekë po ashtu ishin të bllokuar për shkak të luftimeve dhe u deshën gjashtë operacione të evakuimit për t’i larguar ata nga qyteti./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit