Gjatë orëve të fundit, një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati te “Stacioni i Trenit”. Menjëherë ka filluar evakuimi i banorëve.
Mësohet se nuk ka viktima, pasi pallati nuk kishte banorë.
Banorët e pallatit kanë dalë jashtë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie e zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi
Më datë 22.03.2022, në Rrugën e Barrikadave, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases F. A., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.