-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shaip Kamberi: Shqiptarët s’u bashkuan për zgjedhjet serbe, garojnë me 2 lista

Kryesoret

Në zgjedhjet e 3 prillit, shqiptarët në Serbi, do garojnë në kuadër të 2 listave.

Kandidati për deputet nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi, tha se nuk kanë arritur të bashkohen, pasi ka ndarje ndaj shtetit të Serbisë.

Sipas tij, kjo ndarje do t’i dëmtojë, pasi mund të zhvillohet garë e brendshme mes shqiptarëve.

Ai bëri të ditur se në listën e tyre janë 10 kandidatë dhe synojnë 3 vende në Kuvendin e Serbisë.

Ndërkohë, Kamberi tha se nëse fiton nuk preferon të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë, që të mashtrohet vetëm me pozita.

Por, synimi i tij, është sensibilizimi sa më i madh për çështjen shqiptare dhe vështirësitë e diskriminimin që ata janë duke e përjetuar në Serbi.

Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë vendlindjen në Serbi, të kthehen të dielën e 3 prillit nga vendet tjera, e të votojnë për shqiptarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit