-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët e harrojnë Anglinë, ja ku po lulëzojnë “shtëpitë e barit”

Kryesoret

Spanja është cilësuar si një nga vendet më të frytshme për veprimtarinë e paligjshme të kultivimit të kanabisit në ambientet e shtëpive.

Barcelonën dhe Malagën janë dy qytetet ku shqiptarët po zhvillojnë më së shumti veprimtarinë e tyre. Pikërisht në këtë të fundit, Policia spanjolle ka ndërmarrë një operacion, në të cilin ka goditur një grup shqiptarësh të cilët kultivonin kanabis në shtëpi të ndryshme.

Lajmi është mësuar nga mediat vendase, të cilat kanë bërë me dije se janë 15 të vënë në pranga dhe janë sekuestruar qindra-mijëra rrënjë kanabisi, fara, marijuanë dhe një sasi valute. Policia nuk ka nxjerrë emra të arrestuarish, por bën me dije se ky operacion është nisur që në majin e një viti më parë, kur një grup shqiptarësh janë mbajtur nën përgjim dhe vëzhgim derisa është ndërhyrë ditëve të fundit për t’i sjellë në pranga. Sipas të dhënave, gjykata i ka mbajtur në burg të gjithë shqiptarët, pasi pretendohet se ka një sërë provash dhe faktesh që e vërtetojnë këtë aktivitet kriminal.

MEDIAT PËR OPERACIONIN

Janë 15 shqiptarë që kanë rënë në prangat e Policisë spanjolle, pas zbulimit të nëntë “shtëpish bari” në Malaga të Spanjës. Mediat spanjolle shkruajnë se “në kuadër të operacionit të ashtuquajtur ‘Kulturë-Romina’, agjentë të Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare kanë shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar për trafikun e drogës që vepronte në Malaga”. Kjo organizatë kishte krijuar plantacione të brendshme të marijuanës brenda shtëpive të shpërndara në vende të ndryshme në provincë. Operacioni filloi në maj 2021, kur agjentët gjetën një shtëpi në Coín pasi mbante erë të fortë marijuane jashtë ambienteve të saj, kështu që u ndërmorën hapat përkatës për të gjetur banorët. Gjatë hetimeve, u zbulua se ishte një organizatë kriminale që përdorte këtë dhe shtëpi të tjera për të rritur marijuanën në ambiente të mbyllura. Pas disa muajsh hetime nga agjentët e të dy forcave policore, ata gjetën 6 shtëpi të tjera me karakteristika të ngjashme në Komunat Mijas, Alhaurín de la Torre, Marbella dhe Fuengirola, që përdoreshin gjithashtu nga organizata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit