Kristjan Asllani do të jetë një nga futbollistët shqiptarë më të përfolur në merkaton e verës. Mesfushori 19 vjeçar, që iu bashkua së fundmi Kombëtares A për ndeshjet miqësore të muajt mars, po shkëlqen në Serie-A me fanellën e Empolit.
Talenti elbasanas ka tërhequr vëmendjen e skuadrave si Milan, Inter dhe Juventus në kampionatin italian.
Në mediat italiane raportohet se Milani po tërhiqet vetëm nga çmimi prej 10 milionë eurosh, duke kërkuar uljen e kartonit.
Por lajmi i bujshëm është raportuar nga Alfredo Pedulla. Sipas këtij të fundit, Manchester City është hyrja e re në garën për Asllanin dhe në ndeshjet e ardhshme do të dërgojë skautë për të parë më afër 19-vjeçarin që është mbresëlënës në Serie A.