Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që ushtroi gjobëvënie ndaj bizneseve në Athinë, duke arrestuar pesë persona, përfshirë tre shqiptarë, një prej të cilëve është pjesë e grupit kriminal “Lions”.
Të arrestuarit akuzohen për organizim kriminal, tentativë gjobëvënieje, dhunë ndaj zyrtarëve dhe shkelje të ligjit për armët. Grupi i krimit, i cili operonte në zona të ndryshme të Athinës, kërkonte para nga pronarët e dyqaneve për “mbrojtje”. Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar armë, mjete dhe shuma parash.
Grupi “Lions” ka lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe veprimtari të paligjshme, përfshirë trafikimin e drogës dhe kontrollin e lokaleve të natës.