Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar përmes një lidhjeje video parlamentit italian në fjalimin e tij të fundit para asambleve kombëtare në mbarë botën.
Zelensky u ka thënë deputetëve italianë se vendi i tij është në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe ka paralajmëruar se Moska donte të depërtonte në pjesën tjetër të Evropës.
“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ku duan të hyjnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë”, ka thënë ai.
Sakaq, ka përsëritur apelin për vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.
Kurse kryeministri italian Mario Draghi ka thënë se vendi i tij dëshiron ta shohë Ukrainën në Bashkimin Evropian dhe se duhet t’i ofrojë ndihmë ushtarake për të ndalur masakrat.