Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, ka përfunduar sërish në duart e drejtësisë.
Ai do të dalë para gjykatës ditën e premte pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
“Front Online” posedon edhe aktakuzën e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve.
Kjo nuk është hera e parë që Gjiko del para Gjykatës. Dy vite më parë artisti i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje.