-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asnjë refugjat ukrainas nuk ka shkelur në Kosovë

Kryesoret

Edhe pse Kosova ka shprehur gatishmëri për pranimin e refugjatëve nga Ukraina, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme “deri më tash nga ky shtet nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë refugjat”.

Një zyrtar nga MPB-ja tha për Radion Evropa e Lirë, se janë vetëm dy familje te të afërmit e tyre në Kosovë. “Jemi të gatshëm për pranimin e tyre nëse do të ketë kërkesa”, thanë zyrtarë të MPB-së.

Kosova ka shprehur gatishmëri për pranimin e 5,000 refugjatëve. Kosova, po ashtu, është zotuar për pranimin e 20 gazetarëve ukrainas, së bashku me familjet e tyre për strehim në Kosovë, duke ofruar “mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme brenda Kosovës”.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën [23 mars] që të ndahen 100 mijë euro për dërgimin e një kontigjenti ndihmash humanitare drejt Ukrainës.

Numri i njerëzve të zhvendosur nga lufta në Ukrainë ka kaluar 3.5 milionëshin.

Afër 90 për qind e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë. Burrat ukrainas nga mosha 18 deri në 60 vjeç nuk mund të largohen nga shteti, pas mobilizimit të përgjithshëm ushtarak.

Mbi gjashtë milionë persona besohet se janë të zhvendosur brenda Ukrainës.

Para konfliktit, Ukraina kishte një popullsi prej 37 milionë banorësh, pa llogaritur popullsinë në Gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe në dy rajonet lindore separatiste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit