-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS: Në 24 Maj Presidenti i ri, duroni edhe pak

Kryesoret

Në datë 24 maj partia socialiste do të ketë në tryezë emrin e presidentit të ri, pasardhësit të Ilir Metës në krye të shtetit. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha sot për mediat se procesi do ende kohë.

“E para një herë duhet të kuptoni që neni 88 i Kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i zgjedhjes së Presidentit. Ky nen thotë që procedurat fillojnë jo më vonë sesa 62 ditë nga data e përfundimit, që do të thotë jo më vonë se sa 24 Maji.

Kuvendi ka ende kohë në dispozicion, edhe pak ditë në dispozicion derisa të fillojnë procedurat. Procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës merr 5 raunde votimi në Kuvend që janë të ndara mes tyre. Këtij procesi do duhet t’i lihet koha e nevojshme.

Në 2017 Presidenti i Republikës është zgjedhur më 27 Prill sepse hynte një parashikim tjetër i Kushtetutës sepse përkonte me procesin e mbarimit të mandatit të Kuvendit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Në rastin tonë procesi duhet të përfundojë me datë 24 Maj dhe atëherë, brenda datës 24 Maj që është edhe një ditë që besoj se e mbani mend ka pasur një kontekst historik do ta kemi edhe Presidentin e ri të Republikës ose Presidenten e re të Republikës.

Jam kryetar i grupit parlamentar të PS. Dua t’ju them që edhe sot, në konferencën e kryetarëve nuk do të kemi kalendar për këtë çështje. Besoj se kalendari për procesin e zgjedhjes së Presidentit do të miratohet në një nga mbledhjet pasardhëse të konferencës së kryetarëve. Ky proces ka një kalendar të posaçëm.

Duroni dhe pak ditë dhe sapo ta miratojmë atë kalendar. Një kandidat për të qenë kandidat për President duhet të mbledhë jo më pak se 20 firma dhe asnjë firmëtar nuk mund të firmosë për më shumë se 1 kandidat” tha Balla.

Taulant Balla u pyet edhe për dy kërkesat për informacion për dosjet e CEZ-DIA dhe kompleksit Partizani, ku në të dyja në krye të listës ka Sali Berishën.

“Kam marrë përgjigje, kam depozituar dy kërkesa drejtuar prokurorit të përgjithshëm dhe kreut të SPAK-ut për kallëzimin për disa persona, mes tyre Sali Berishës për kompleksin “Partizani”.

Arben Kraja më ka informuar se është regjistruar një procedim dhe besoj dhe shpresoj, që të më thërrasin të jap gjithçka di, edhe pse e kam shoqëruar me shumë dokumentacion. Edhe për cështjen kam marrë informacion. Ka pasur edhe një kallëzim tjetër për aferën CEZ-DIA, që mbetet ndër më të rëndat në financat e vendit.

Çështjet janë bashkuar dhe mbi këtë cështje prokuroria e Tiranës ka disponuar me një vendim për pushim edhe pse asnjë prej personave që janë kallëzuar, si pasojë e komisionit hetimor, listën me në krye kapon e asaj bande, Sali Berishën dhe që sipas tyre prokuroria e Tiranës paska kërkuar pushimin dhe cështja ka ndjekur disa faza.

Nëse do të ketë përfundim për ta mbyllur, ka plot elementë të reja që kanë dalë dhe mund të justifikojnë një kallëzim të ri penal, asnjë nuk shpëton dot” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit