Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright.
Ai ka treguar se Albright tërë jetën e saj e kaloj si një avokate e shkëlqyer në mbrojtje të Kosovës. Po ashtu Berisha ka treguar për takimin që ai ka zhvilluar me atë, kur ajo ishte ambasadore në OKB dhe angazhimin që pati për çlirimin e 2 milion shqiptarëve në Kosovë.