Për të dytën ditë me radhë në Shijak vijon groposja e pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve që vijon që të përhapet në Shqipëri.
Procesi i asgjësimit të pulave të infektuara duhej të niste me herët për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të virusit H5N8.
Tashmë Ministria e Bujqësisë duhet të dëmshpërblejë pronarët e stabilimenteve të pulave. Deri më tani janë 120 mije pula të infektuara të gjalla që do të asgjësohen.
Gjysmë milioni pula të ngordhura janë groposur deri tani, pas përhapjes së gripit të shpendëve, i cili preku tre pularitë më të mëdha të vendit.
Shqetësim të madh ka pasur dhe ka ende te qytetarët për konsumin, por ministria ka sqaruar për të qenë të qetë “mjafton të merren masat e duhura siç është gatimi i produkteve dhe nënprodukteve në 70 gradë”.