Qeveria e Kosovës sot ka shqyrtuar nismën e Ministrisë së Financave për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit në mes Kosovës dhe SHBA-së, të përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit për projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”.
Përmes saj kanë nisur procedurat për marrjen e grantit nga MCC në vlerë 200 milionë euro për investime në sektorin e energjisë.
Qevera e Kosovës ka zgjeruar edhe pakon e sanksioneve ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas pushtimit të Ukrainës.