Scholz këmbënguli se NATO-ja nuk do të përfshihet në një konfrontim ushtarak me Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, por theksoi se Perëndimi do të vazhdojë të shtrëngojë sanksionet ndaj Moskës.
Ai u shpreh se Gjermania do të përballet me një sfidë të madhe në pranimin e refugjatëve ukrainas, por se vendet e BE-së po tregojnë solidaritet të madh për mbështetjen e tyre.
Kancelari gjerman iu drejtuar edhe presidentit rus, Vladimir Putin, për të cilin tha se duhej të kuptonte se sulmi ndaj Ukrainës nuk po shkatërronte vetëm atë vend, por edhe vetë Rusinë.
Ai i bëri thirrje Putin-it që të ndalojë menjëherë luftën.