Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot në Bruksel se Bashkimi Evropian duhet të mbështetë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar me bllokun sa më shpejt të jetë e mundur, si pjesë e strategjisë për të siguruar paqen rajonale.
“Në Këshillin Evropian, të vendosur si kurrë më parë, ne do të biem dakord nesër dhe pasnesër për një strategji të re të sigurisë evropiane”, tha Scholzi, raporton “Reuters”.
Scholzi u shpreh më tej se Europa duhet të forcojë qëndrueshmërinë e saj ndaj krizës në lidhje me politikën ekonomike, por edhe teknologjitë e reja dhe hapësirën kibernetike, si dhe të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në ofertat e tyre për anëtarësim në BE.