-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet Infektivi pas dy vitesh pandemi

Kryesoret

Pas dy vitesh pandemi Spitali Infektiv është kthyer në një kantier ndërtimi.

“Spitali simbol i luftës kundër pandemisë Covid-19 mbyllet sot, për të çelur një faqe të re me super investimin e qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe zgjerimin e tij, me standardet më të mira.

Ministrja Ogerta Manastirliu inspekton fillimin e punimeve për rindërtimin e Spitalit Infektiv, i cili do të jetë një pikë reference për të gjithë vendin, në përgjigje të krizave shëndetësore, teksa janë marrë të gjitha masat për garantimin e shërbimit për pacientët me Covid-19 në spitalin Covid 3”, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

Përqark godinës janë vendosur skelat për t’i hapur rrugën projektit të rehabilitimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT.

Spitali Covid 1, ka mbajtur peshën më të madhe të trajtimit të rasteve të pacientëve me infeksionin SARS-Cov 2 gjatë pandemisë, por prej 22 Marsit nuk ka më asnjë pacient në këtë godinë. Madje ka nisur edhe largimi i aparaturave dhe mobilimit.

Prej kësaj të mërkure shërbimi i ri Infektiv dhe urgjencat e pacientëve me Covid-19 do të trajtohen në strukturën spitalore Covid 3. Struktura e ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT, tashmë është vendosur në funksion të plotë të shërbimit infektiv dhe urgjencave Covid.

Numri i të shtruar me koronavirus ka rënë ndjeshëm, aktualisht të shtruar në Covid 3 ka vetëm pacientëve nga katër qarqe, Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani. Ndërkohë nga 8 qarqe të tjera të vendit nuk ka asnjë të shtruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit