Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright.
Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomati më i lartë i vendit në mandatin e tij të dytë. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s , nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.
Ajo ka kontribuar për lirinë e Kosovës gjatë viteve të vështira të luftës dhe për ta shpërblyer Shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Artë të Lirisë.
Përndryshe, ndër masat e gjëra shqiptare sidomos në Kosovë është e njohur për bisedën me Hashim Thaçin, në Rambuje.